Shëndetësi

Mos i harroni asnjëherë: Me tri pyetje e kuptoni nëse dikush po pëson sulm në tru

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 22 November 2017

Ndonjëherë simptomat e sulmit të trurit janë të vështira për t’u identifikuar.

Fatkeqësisht, mungesa e vetëdijesimit shkakton tragjedi të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Një viktimë e ndonjë sulmi të trurit mund të pësojë dëmtime të ndryshme të trurit nëse simptomat e sulmit nuk vërehen me kohë.

-Advertisement-

Megjithatë, doktorët thonë se sulmi i trurit mund të identifikohet përmes tri pyetjeve të thjeshta:

1. Kërkoni individit të buzëqeshë

2. Kërkoni të flas dhe ta thotë një fjali të thjeshtë pa u ngatërruar

3. Kërkoni t’i ngrit lart dy duart.

Nëse ai/ajo ka probleme ta bëjë ndonjërën nga këto detyra, atëherë menjëherë thirrni emergjencën dhe përshkruajani simptomat.

Edhe gjuha mund të shërbejë si shenjë për ta identifikuar: kërkoni personit ta nxjerrë jashtë gjuhën; nëse gjuha duket e “shtrembër”, pra shkon më shumë në njërën anë të gojës sesa në tjetrën, atëherë edhe kjo është indikator i sulmit të zemrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera