Lajme

“Mos hani kudo”, IKSHPK liston ushqimet që duhet shmangur gjatë verës

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 07 July 2022

Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit, thuhet në apelin e Institutit Kombëtar i cili i bën thirrje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi.

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

-Advertisement-

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

– para se të filloni të përgatisni ushqimin

– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

– pas përdorimit të tualetit

– pasi të pastroni hundën

– pasi të prekni një kafshë

– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy