Shëndetësi

Mos i hani këto ushqime pasi ua dëmtojnë dhëmbët

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 01 August 2017

Që në vegjëli na është thënë se karamelet prishin dhëmbët, por me kalimin e viteve kësaj liste duket se i shtohen një mori ushqimesh të tjera.

Nëse dentisti juaj ende s’ju ka bërë me dije rreth kësaj liste, lexoni më poshtë ushqimet që duhet të shmangni për dhëmbë të shëndetshëm që shkëlqejnë si rruaza.

Fara luledielli

-Advertisement-

Tyrone Rodriguez, anëtar i Shoqatës së stomatologëve në Shtetin e Uashingtonit tregon për Health.com se në klinikë i kanë ardhur pacientë me dhëmbë të plasaritur nga përtypja e farave.

Kuba akulli

Përtypja e akullit është një ide e keqe, sepse si smalti i dhëmbëve ashtu dhe akulli përbëhet nga kristale! Kur ju vini në kontakt me forcë dy përmbajtje kristalore, njëri do të thyhet! Imagjinoni që të jetë akulli ai që do të dëmtojë dhëmbët tuaja.

Ujërat e aromatizuar dhe me gaz 

Edhe nëse aroma nuk është e sheqerit, kjo nuk do të thotë se nuk ka acid, thotë Rodriguez. Disa ujëra përmbajnë acid limoni, i cili shkakton erosion të smaltit. Pasi smalt juaj të konsumohet, kurrë nuk do të kthehet në gjendje të mëparshme. Ndërsa shtresa mbrojtëse gërryhet, dhëmbët mund të dëmtohen më lehtë.

Fruta të thata

Pasi të konsumoni fruta të thata, në ndryshim, nga ushqimet e tjera duhet të siguroheni që të shpëlani gojën, pasi mbetjet e ëmbla të frutave të thata mund të shndërrohen në një vatër bakteresh. Këto baktere prodhojnë acid, i cili pastaj shpërndahet duke shkaktuar kavitete.

Patate të skuqura 

Niseshteja e patateve në kthehet në sheqer, dhe sheqeri metabolizohet në acid. Nëse ju hani këtë ushqim, duhet ta lani mirë gojën, për të mos lënë asnjë grimcë nëpër dhëmbë.

Alkool
Përveç sheqerit, alkooli than gojën duke rritur rrezikun e shtimit të baktereve. Është pështma ajo që pastron gojën, por tharja e saj nga alkooli mund të sjellë jo pak probleme për shëndetin oral.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera