“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 21 December 2024
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla drejt Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Arifi tha se Gërvalla do të nbahet mend si ministrja më e dobët, por edhe “një nga njerëzit më të ligë në aspektin njerëzor”.
Tutje Arifi e “la në faj” AAK-në e cila ka toleruar sharjet dhe fyerjet e Donika Gërvallës veç pse ajo është e “bija e Jusufit.”
“AAK, gabim e keni. Donika mund të jetë bija e kujtdo, por kurrë në jetën e saj nuk ka qenë bartëse e amanetit të Jusuf Gërvallës, amaneti i të cilit ishte amanet i urtësisë, bashkimit të shqiptarëve rreth një kauze, pavarësisht bindjeve, dhe një udhërrëfyes për çdo të ri që dëshironte lirinë e shqiptarëve dhe të Kosovës. Njerëzit e Kosovës kanë vdekur dhe kanë vuajtur burgje për idealet e Jusuf Gërvallës”, ka shkruar Arifi mes tjerash.
Postimi i plotë:
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë.”
Kush do të kishte menduar ndonjëherë se të kritikoheshe dhe të shahesh nga vajza e Jusuf Gërvallës do të ishte jo vetëm një privilegj politik, por edhe një privilegj njerëzor.
AAK-ja dhe vetë Ramushi meritojnë çdo kritikë kur bëhet fjalë për Donika Gërvallën. Të magjepsur nga figura e babait të saj, AAK-ja për më shumë se një dekadë ka heshtur përballë fyerjeve, sharjeve dhe ofendimeve të Donika Gërvallës ndaj Ramush Haradinajt, AAK-së dhe njerëzve të saj. Donika i ka sharë, i ka fyer dhe do t’i shajë përjetë, ndërsa AAK-ja dhe Ramushi heshtin, sepse ajo është e “bija e Jusufit.”
AAK, gabim e keni. Donika mund të jetë bija e kujtdo, por kurrë në jetën e saj nuk ka qenë bartëse e amanetit të Jusuf Gërvallës, amaneti i të cilit ishte amanet i urtësisë, bashkimit të shqiptarëve rreth një kauze, pavarësisht bindjeve, dhe një udhërrëfyes për çdo të ri që dëshironte lirinë e shqiptarëve dhe të Kosovës. Njerëzit e Kosovës kanë vdekur dhe kanë vuajtur burgje për idealet e Jusuf Gërvallës.
Donika do të mbahet mend jo vetëm si ministrja më e dobët që ka pasur ndonjëherë Kosova në politikën e jashtme, por edhe si një nga njerëzit më të ligë në aspektin njerëzor. Kudo që shkel këmba e saj, ajo krijon armiq për Kosovën, për shqiptarët dhe për veten e saj. Krejtësisht jo përfaqësuese, e çrregullt në paraqitje dhe në ide, pa njohuri bazike për diplomaci apo për njerëzillëk, ajo sheh vetëm armiq përreth saj dhe beson se e gjithë bota është fajtore që ajo nuk është e lumtur.
Kriminelë për të ishin liderët e UÇK-së, kriminelë për të ishin njerëzit e sakrificës për Kosovën. Kriminele për të ishte politika perëndimore ndaj Kosovës. Kriminelë dolën të ishin edhe njerëzit e Kosovës që punojnë në administratën publike (thuhet se deri në 80% votuan për VV-në në zgjedhjet e fundit). Kriminel duket të jetë për të edhe ish-mentori i saj politik, Hafiz Gagica, dhe kriminele doli të jetë edhe shoqja e saj që e solli në skenën politike të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani. Në gjithë rruzullin tokësor, janë vetëm dy persona që nuk janë kriminelë për Donikën: Peci dhe Kurti. T’i ruajt Zoti, Donikë!
Është kthyer në krenari të jesh në mesin e atyre që Donika i konsideron si kriminelë. Edhe unë, edhe çdo aleancist, qofshim kriminelë përjetë në sytë e Donika Gërvallës.
E, Donikë, Ramushi do të jetë edhe për shumë kohë në Kuvend dhe në krye të politikës kosovare. Ramushi ua ka borxh dëshmorëve të kombit që kauzën për të cilën ata derdhën gjak ta çojë në vend. Ramushi do t’i përballojë çdo mendje të prishur të këtij kombi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...