Opinione

Mos e prish për një shqiponjë

Autori: Kimete Berisha 14:20 | 09 October 2019

Albini duhet ta vendos flamurin e Kosovës në zyren e tij në Vetëvendosje. Menjëherë.

Nuk të bën flamuri i Kosovës më pak patriot, përkundrazi, mohimi i tij të bën çuditshëm dhe qesharak.

Flamuri është realitet dhe realiteti nuk mohohet. Deshte s’deshte, flamuri i shtetit të Kosovës duhet të respektohet.
Dhe mirë që edhe himni i Kosovës është pa tekst, se heshtja e bukur flet më shumë se fjala.

-Advertisement-

Antipatinë që e ke në zemër për flamurin, e mban në vete, dhe me qetësi e pret momentin (nëse vjen) e hijeshon, e zbukuron e bën një flamur për qejfi.

Të bësh si dogmat s’ka më keq, prandaj Albini (nuk duhet t’u jap material kundërshtarëve), dhe nuk e humb shansin jetësor për ta ndryshuar vendin, për një flamur të një shteti që të ka braktisur, ka hequr dorë prej teje, të ka fal te Serbia dhe sot të përqesh pse ti kërkon bashkim kombëtar…

Flamurin kuq e zi mbaje në zemër (mbasi t’u ka tek), e bashkimin kombëtar shtyje për ‘një herë tjetër’, dhe mos e përmend më. (Nëse ndodh, që unë jam për me ndodh, e marrim vesh).

Nëse e sheh me sytë e një vegjetariani, flamuri i Kosovës nuk është q’aq llom, së paku është jomishngrënës dhe jograbitçar.

Shqiponja lëre që e ha dhinë dhe drerin, por i ha edhe fëmijët.
‘National Geographic’ u habit me fotografinë ku shihet shqiponja duke e kap për koke një djalë 8 vjeçar.
Shqiponja çdo gjë e sheh si ushqim. As nuk është e shqiptarëve, qysh kujtojnë shqiptarët, shqiponja është përdorë që në lashtësi si simbol i grabitçares së madhe dhe i syçeltësisë, prandaj Pliny (i vjetri) kujtonte se shqiponja e shikon diellin direkt në sy. Dhe kështu u besua deri në mesjetë.

Një dallëndyshe, a pëllumb, a çka ke ai s’di, veç midis sheshit ‘Zahir Pajaziti’ t’ja ngjiti një gruaje për frizure, t’ja nxjerri floktë me rranjë e nuk e lshojke derisa ndërhyri milicia.

P.S. Në flamur e kisha vendos fytyrën e Nanës Terezë, fytyrën e naj engjëlli, naj simboli të dashnisë e paqes, e jo ‘bisha’..

Ndihmoni Albinit mos t’i vjen marre ta vendos flamurin e Kosovës në zyren e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera