Shëndetësi

Mos e matni kurrë presionin e gjakut në këtë mënyrë

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 18 September 2022

Kjo është arsyeja pse rezultatet e matjes së presionit të gjakut mund të jenë të pasakta dhe të ndryshojnë ndjeshëm. Ja se si të shmangni gabimet që bëjnë shumë njerëz:

1.Matjet në shtëpi mund të jenë jo të besueshme dhe shpesh të shkosh te mjeku është jopraktike dhe e lodhshme, por mund të kontrollosh presionin e gjakut edhe në një farmaci. Në farmaci duhet të përdoren vetëm pajisjet për matjen e presionit të gjakut të kalibruar dhe miratuar nga Shoqata Evropiane e Hipertensionit.

2.Efekti i palltos së bardhë: Ndonjëherë është e mundur të merrni më shumë vlera nëse matni presionin në zyrën e mjekut ose në një farmaci, ndaj është e nevojshme të përsërisni matjen disa herë në shtëpi.

-Advertisement-

3.Matja bëhet më së miri në mëngjes ndërmjet orës 9 dhe 10 ose ndërmjet orës 17 dhe 18.

4.Para matjes është e nevojshme të pushoni të paktën 5 minuta.

5.Pa kafe, alkool dhe cigare: Para matjes këto janë substancat që duhet të shmangni. Gjithashtu nuk këshillohet të bëni punë të rënda fizike.

6.Asnjëherë mos i kryqëzoni këmbët. Uluni në karrige në mënyrë që të jeni rehat dhe hiqni qafe veshjet e tepërta që ju shtrëngojnë krahët.

7.Tre matje: Gjatë matjes, personi nuk duhet të lëvizë ose të flasë. Shpesh, matja përsëritet tre herë dhe nëse rezultatet, pra mesatarja, janë më të larta se 135/85 mmHg, dyshohet për hipertension.

8.Rishikimi i kontrollit.

9.Një rritje e presionit të gjakut nuk do të thotë domosdoshmërisht një sëmundje kronike, prandaj është e nevojshme të përsëritet ekzaminimi, në mënyrë që mjeku të përshkruajë terapinë adekuate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera