Lajme

“Mos e bllokoni Drenicën veç pse populli mendon ndryshe nga ju politikisht”, Sejdi Hoxha i PDK-së thirrje Kurtit e Aliut

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 19 June 2021

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu që të mos e bllokojnë zonën e Drenicës me investime, vetëm pse mendon ndryshe politikisht nga ta.

Hoxha e bëri këtë thirrje pasi që qeveria e Kosovës nuk po i nis punimet në zgjerimin e rrugës Komoran – Morinë, ani pse mjetet ishin ndarë nga qeveria e kaluar.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka thënë se projekti i zgjerimit të kësaj rruge me 4 korsi ka rëndësi te veçantë në aspektin historik dhe ekonomik, pasi që siç thotë ai së pari krijon mundësi më të lehta për të gjithë qytetarët të cilët në baza ditore vizitojnë kompleksin memorial në Prekaz.

-Advertisement-

“Kjo qeveri duhet t’i trajtoi qytetarët në formë të barabartë pavarësisht bindjeve të tyre politike, përmes këtij postimi i kërkoi Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit Liburn Aliu që të mos i hakmerren Drenicës për shkak që populli mendon ndryshe politikisht nga ta”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera