Lajme

Mos certifikimi i kandidatëve për deputetë, 7 apele në PZAP

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 23 January 2021

PZAP ka njoftuar se sot kanë arritur 7 apele, sa i përket mos certifikimit të kandidatëve për deputete, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

1- Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës(PDAK)- Për shkak mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga ky subject politik, për arsye se njëri nga kandidatët ka qenë I dënuar për vepër penale.

2- Partia e Ashkalive për Integrim- Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të kandidatit Qazim Rrahmani për shkak të mos certifikimit të tijë në listë për pjesëmarrje në zgjedhje.

-Advertisement-

3- PREBK-kandidati për deputet Muhamet Ali Mergjullar, për shkak mos certifikimit të tij për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurti 2021 nga ana e KQZ-së

4- Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj.

5- AAK-ja Për shkak mos certifikimit të Subjektit dhe kandidatëve për deputet nga ky subject politik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera