Lajme

“Mos bëni këso pyetje”, Mimoza Kusari flet pasi raportohet se vëllai i saj u martua me një burrë

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 03 January 2022

Ylber Kusari, vëllai i shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari -Lila i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partnerin e tij Jonathan Ausman në një ceremoni të vogël familjare.

Por, ajo që bie në sy nga fotografitë e publikuara është mungesa e deputetes kosovare në këtë ceremoni.

Deputetja Kusari-Lila nuk ka dashur të komentojë për mungesën e saj në ceremoninë martesore.

-Advertisement-

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, ka thënë ajo për demokracinë kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.

Pas kësaj përgjigje, Kusari-Lila është pyetur se a është Ylberi vëllai i saj.

“Mos bëni këso pyetje, ju lutem”, është shprehur ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera