Sport

Morina tregon gjendjen e futbollistëve te Flamurtarit pasi kanë pasur kontakte me lojtarët e Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 07 July 2020

Sot gjatë ditës, presidenti i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi konfirmoj se dy futbollist kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

Kundërshtari i tyre i fundit ishte Flamurtari. Ndeshja u zhvillua katër ditë më parë.

Drejtori i Flamurtarit, Arbnor Morina në një intervistë për ‘Indeksonline’ foli për gjendjen e Superligës gjatë pandemisë.

-Advertisement-

“E keqja që ky virusi ka filluar ta godasë edhe sportistët. FFK me një vendim në fillim ka pas thënë që kampionati do të vazhdoj sidoqoftë, por rregullat e izolimit kërkojnë një regjim më të rreptë”

“Shumica e klubeve kosovare janë duke funksionuar me 50% të kapaciteteve financiare. E kam thënë që ne si klube nuk kemi mundësi që të udhëtojmë me 2-3 autobusa. Nuk i kemi kushtet që të marrim një hotel dhe të vendosim ekipin. Përveç “Fadil Vokrrit” asnjë stadium tjetër nuk i plotëson kushtet në zhveshtore për të mbajtur distancën 1.5m”, tha Morina.

Tutje, ai foli për gjendjen e futbollistëve të Flamurtarit, të cilët ishin kundërshtarët e fundit të Vushtrrisë.

“Deri më tani asnjë futbollist nuk ka shfaqur simptoma. Në mëngjes kemi bërë dezinfektimin dhe tash në ora 16:00 do të takoj të gjithë futbollistët e do i shohim si janë gjërat. Dy futbollistëve të Vushtrrisë ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe rikthimin në fusha të blerta”, përfundoj Morina.

Klubet e Superligës bën testet për koronavirus para rifillimit të sezonit. Përveç Izair Eminit të Dritës, asnjë futbollistë tjetër nuk rezultoi pozitiv.

Mbetet të shihet se si do të rezultoi testi i dy futbollistëve të Vushtrrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera