Lajme

Mori paratë e 16 ndihmave sociale për vete, Prokuroria kërkon paraburgim për punëtorin e Postës

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 16 October 2020

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar nga Gjykata e Gjilanit që të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh për një punëtor të Postës së Kosovës, i cili kishte përvetësuar 16 ndihma sociale.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari B.M., në cilësinë e zyrtarit në PTK, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit tetor 2020, ka përvetësuar 16 ndihma sociale, të dedikuara për përfituesit e ndihmave sociale, në vlerë prej 1.700 €.

I dyshuari B.M., me urdhër të prokurorit kujdestar gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera