Lajme

Mori një veturë në shërbim dhe ia dha si kompensim një personi për një borxh, arrestohet 36-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 13 January 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar me inicialet Sh.L, pasi kishte marrë në shërbim një veturë dhe ia kishte dhënë në kompensim një personi tjetër për një borxh, i cili është në kërkim policor.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policët hetues pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot me datë 13.01.2023 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin SH.L ( M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë ia kishte dhënë në kompensim personit tjetër për një borgj, i cili është në kërkim policor bashkë me veturën .

-Advertisement-

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar ” Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera