“Më mori në telefon dhe tha më vdiq vajza”, biznesmeni durrsak tregon si i morën 12 mln lekë
Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 30 December 2017
Një biznesmen nga Durrësi ka rënë pre e një mashtruesi, i cili ka mundur t’i zhvatë plot 12 milionë lekë të vjetra.
Historia nis që në vitin 2016, kur biznesmeni me inicialet A.B., merr një telefonatë anonime nga mashtruesi.
Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që disponohet nga “Panorama”, i pandehuri ka marrë një telefonatë në janar të vitit 2016, nga i pandehuri, i cili ishte prezantuar me emrin Olsi. Ky person i ka thënë biznesmenit se kishte ngatërruar numër, ndërsa në bisedë e sipër, biznesmeni i ka sqaruar se ai kishte disa kamionë që i jepte me qira. Atë ditë, ata kanë lënë një takim në Tiranë, ku i pandehuri, me inicialet E.H., i ka kërkuar më shumë informacion për biznesin që ai kryente.
Për tri ditë me radhë, ata kanë biseduar sërish në telefon. Sipas dëshmisë së biznesmenit A.B., më datë 15 janar, i pandehuri e ka telefonuar rreth orës 3:00 të mëngjesit, duke i thënë se i kishte vdekur vajza në një aksident në Prizren dhe se atij i duheshin para për të tërhequr trupin nga morgu. Biznesmeni ka pranuar dhe i ka dhënë të pandehurit 380 euro dhe 20 mijë lekë të reja. I pandehuri i ka premtuar se do t’ia kthente paratë pas varrimit dhe se këto nuk i mjaftonin.
Biznesmeni, një ditë më pas, ka shkuar te banka dhe ka tërhequr 6200 euro dhe ia ka dhënë të pandehurit. Më pas, i pandehuri i ka kërkuar edhe 315 mijë lekë të reja për drekën e varrimit. Biznesmeni ka insistuar që të marrë pjesë në varrimin e supozuar, por i pandehuri i ka thënë se nuk kishte pse të vinte, pasi edhe ai ishte i tronditur nga ngjarja.
Më pas, ai e ka telefonuar disa herë për paratë, por i pandehuri gjithmonë e ka shmangur. Pas shumë insistimeve, i pandehuri i ka thënë biznesmenit se paratë mund t’i merrte te një argjendari, e cila i kishte borxh të pandehurit, shkruan Panorama.
Po atë ditë, më 25 janar 2016, një person i panjohur ka telefonuar biznesmenin, duke i thënë se i pandehuri kishte një sasi ari në argjendari dhe se atë mund ta merrte në vend të parave.
Telefonuesi është prezantuar si djali i pronarit të argjendarisë. Pas këtij komunikimi, biznesmeni nuk ka mundur më të gjejë mashtruesin dhe ka gjurmuar numrin, me të cilin ai e kishte telefonuar më parë. Ai ka zbuluar se numri ishte i një miku të tij. Pasi ka takuar mikun e tij, ai ka zbuluar edhe identitetin e vërtetë të Olsit.
Pas kësaj, biznesmeni ka bërë kallëzim në Polici dhe është bërë i mundur arrestimi i mashtruesit. Në përfundim, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 vjet burgim. Vendimi është dhënë në tetor të këtij viti. Vetë i pandehuri ka kërkuar pafajësi dhe nuk ka pranuar gjykim të shkurtuar./Panorama
Të tjera
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...