Lajme

Mori gabimisht dy vaksina të ndryshme anti-COVID – Çfarë ndodhi me pacientin?

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 17 April 2021

Një shtetas nga New Hampshire në SHBA është tejet i shqetësuar pasi mjekët i kanë dhënë gabimisht dy doza të vaksinës anti-Covid.

Craig Richards mësohet se është vaksinuar në fillim me Mderna dhe më pas me vaksinën Pfizer.

Ai tha: ‘Je gati?’ Unë thashë, ‘Sigurisht’, dhe ai më dha vaksinën.

-Advertisement-

Pasi më vaksinoi ai pa kartën time dhe vërejti se më kishte dhënë Pfizer, ndërkohë që më herët isha vaksinuar me Moderna, tregon Richards.

Richards kishte marrë dozën e tij të parë të vaksinës Moderna në mars dhe kjo në Lempster, teksa në po të njëjtin vend në prill ai mori edhe dozën e vaksinë Pfizer.

Thuhet se marrja e vetëm një doze siguron një farë niveli të mbrojtjes, por marrësit duhet të marrin dy doza për të marrë përfitimet e plota. Pas marrjes së dy dozave, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të shtetit tha se Richards do të jetë mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera