Fokus

Mori 4 mijë euro për derivate, tani kjo është pasuria e presidentes Vjosa Osmani

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 09 February 2022

Me deklarimet e shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për derivate, janë deklaruar edhe shpenzimet e presidentes Vjosa Osmani, derisa kjo e fundit ishte deputete në Kuvendin e Kosovës.

Vjosa Osmani për katër vite sa ishte deputete shpenzoi 4 mijë euro për karburante nga buxheti i shtetit, shkruan Gazeta Infokus.

Këto para Osmani i kishte marrë nga vitit 2011 deri më 2014.

-Advertisement-

Më 2011, viti kur kishte hy në fuqi rregullorja që i parashihet këto pagesa, Osmani, që tash mban pozitën e të parës së shtetit kishte marrë 380 euro për rrugën që bënte nga Mitrovica në Prishtinë.

Një vit më pas për të njëjtin destinacion ajo kishte përfituar 1 mijë e 789 euro.

Ndërkohë, më 2013  nga ky fond i Kuvendit të Kosovës, Osmani kishte marrë edhe 1 mijë e 240 euro të tjera, dhe në vitin 2014 edhe 520 euro të tjera.

Nga 2015 e tutje, Osmani nuk i ka shfrytëzuar më paratë e Kuvendit të dedikuara për udhëtimin e saj.

Disa vite më vonë Vjosa Osmani, braktisi Lidhjen Demokratike të Kosovës e u përafrua me Vetëvendosjen përmes Listës Guxo.

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 ku bashkë me VV morën shumicën e votave, kjo u bë presidente e vendit.

E tani pasuria e presidentes në deklarimet e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit më vitin 2021 arrin vlerën më shumë se gjysmë milioni.

Shuma totale që Vjosa Osmani, ka të deklaruar në vitin 2021 është 669,937 euro.

Si pasuri të paluajtshme, presidentja ka të deklaruar së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, dy banesa, dy shtëpi, dy garazhe si dhe një parcelë toke.

Të gjitha këto pasuri të paluajtshme arrijnë vlerën 448,500 euro.

Ndërsa sa i përket parave të gatshme të mbajtura në Institucione të ndryshme financiare, ka të deklaruara 45,648 euro.

Po ashtu, në pasurinë e saj gjatë vitit 2021 presidentja ka deklaruar edhe disa nga detyrimet financiare që ka ndaj personave juridik dhe fizik, e që shuma totale është në 97,900 euro.

Të hyrat vjetore që presidentja ka të deklaruara në vitin 2021, kapin vlerën e 77, 889 euro.

Publikimi i këtyre shpenzimeve ka acaruar bashkëshortin e presidentes, Prindon Sadriun. Ai reagoi përmes një postimi duke i quajtur mediat ndërmarrje kriminale dhe gazetarët të përfshirë në keqpërdorime milionëshe e madje edhe shpifës.

E për këtë reagim skandaloz, zotëria i parë duket se i ka rënë pishman. Kjo pasi që e ka hequr postimin nga profili i tij./Gazeta Infokus/

LEXO: Mijëra euro për udhëtime, reagon burri i Vjosa Osmanit: Po tentoni ta njollosni punën e Presidentes

LEXO: I bie pishman zotëria i parë, fshin reagimin e tij skandaloz kundër mediave pasi u publikuan shpenzimet e presidentes

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera