Rozë

Morena Taraku edhe me shofer personal, ua prezanton fansave në rrjetet sociale (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 27 July 2017

Këngëtarja Morena Taraku ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Shplif”.

Kënga ka arritur të marrë menjëherë pëlqyeshmërinë e publikut, ndërsa nuk kanë munguar as kritikat, kjo për shkak të fjalëve banale që Morena përdor brenda në këngë.

Megjithatë, Morena duket se është mjaft e kënaqur me suksesin e saj.

-Advertisement-

Këtë gjë e vërteton edhe lumturia e saj në imazhet e vazhdueshme që publikon në rrjetet sociale.

Ajo shquhet si një ndër personazhet më të pasur, dhe se bën jetë luksoze e tregon edhe fakti që ka shofer personal.

Taraku ka publikuar një fotografi së fundmi në SnapChat dhe InstaStory, përmes së cilës ka prezantuar shoferin e saj personal, të cilin thotë se e do shumë.

Ai është i obliguar ta shpie këngëtaren kudo që të dojë ajo, ndërsa ka të qëndisur në kostumin e tij logon “Kong MT”.

Me këtë shofer, Morena me siguri ndjehet një ‘king-e’ e vërtetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera