Rozë

Morena duket mahnitëse me ndryshimin e saj të ri

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 29 November 2020

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është gjithmonë shumë e përfolur për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Shpesh ndryshimet e saj të mëdha në dukje komentohen në masë të madhe nga fansat, e njëlloj ka ndodhur edhe me imazhin e fundit që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Morena ka publikuar së fundmi për fansat një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive teksa pozon me stilin e ri të flokëve të prera shkurt.

-Advertisement-

Në dorë, ajo mban qenin e saj, ndërsa duket mjaft tërheqëse teksa promovon luksin që ajo gëzon brenda veturës së saj, ku edhe është realizuar fotografia.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për ndryshimin e ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera