Lajme

“More rrenc”, Kllokoqi thotë se Murati e kishte shikuar në sy dhe i kishte premtuar që TVSH do të mbetet 8%

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 29 December 2021

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, e ka quajtur gënjeshtar Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Kllokoqi thotë se Murati vetë i kishte premtuar se TVSH-ja për gastronomët do të mbetet 8%, ndërsa tani ka thënë se do të rritet në 16%.

Kllokoqi ka thënë se me këtë vendim gastronomët do të “fundosen”.

“Morre RRENC, ne tavolin me ke premtu mu e atyre qe ishin me mua qe tvsh-ne ki me vazhdu ne 8% sa te egziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Kllokoqi thotë se është i zhgënjyer me këtë vendim pasi që Murati i kishte premtuar atij në sy se TVSH-ja nuk do të lëvizë.

“Eshte hera e parë qe nje politikan me rren ne sy , mfalni per shprehjen RRENC po pernime jom ZHGENJY”, shtoi ai.

Ndryshe, prej datës 1 janar gastronomët do të detyrohen të paguajnë 16% TVSH. Vendimi që ata të paguajnë 8% ishte marrë si masë lehtësuese për këtë sektor që po përballet me pandeminë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera