Lajme

Moratoriumi s’ia ndalon Kosovës përgatitjet për aplikim në organizata ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 16 September 2020

Zotimi i Qeverisë së Kosovës për moratorium njëvjeçar për aplikim në organizata ndërkombëtare është një prej pikave të nënshkruara në Uashington që ka ngjallur debat.

Kjo pikë, sipas kryeministrit Avdullah Hoti, është keqinterpretuar pasi, siç thotë ai, po të analizohet me kujdes moratoriumi nuk do të thotë se Kosova nuk do të bëjë përgatitje për anëtarësime, raporton KTV.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, kritikoi kryeministrin duke e vlerësuar zotimin e tij si suspendim të shtetësisë dhe shkelje të Kushtetutës.

-Advertisement-

Ajo tha se kjo pikë është bërë me kërkesë të ardhur nga Serbia.

E për drejtorin ekzekutiv të KIPRED-it, Lulzim Peci, pika e 15-të e Marrëveshjes ia lejon Kosovës lobimin për njohje të reja.

Në pikën e 15-të të marrëveshjes së nënshkruar në Washington, thuhet se Kosova pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi kërkesat e saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Në këmbim, Serbia do të zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje të Kosovës.

Edhe pse në këtë pikë Serbia u zotua të ndalë fushatën për çnohjen e Kosovës, ende pa u bërë 2 javë nga nënshkrimi i Marrëveshjes, Serbia i është ankuar Izraelit për njohjen e Kosovës, e ka falënderuar Palestinën për mosnjohje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera