Lajme

Moore i shkon për vizitë Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 04 July 2018

Kryeministrit Ramush Haradinaj sot i shkoi për vizitë drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politikë në Mbretërinë e Bashkuar, Richard Moore.

Moore dhe Haradinaj folën për progresin e Kosovës, agjendën integruese e luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Moore vlerësoi progresin e Kosovës dhe theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë, duke mbështetur vendin në procese të rëndësishme dhe në rrugën evropiane” thuhet në komunikatën e Qeverisë.

-Advertisement-

E kryeministri Haradinaj ka theksuar se ndihma dhe angazhimi i Britanisë së Madhe është i nevojshëm për Kosovën, prandaj kjo ndihmë duhet të avancohet edhe në fusha të tjera.

Në takim u bisedua edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Londrës, i cili do të mbahet javën e ardhshme, ku vendin do ta përfaqësojë Haradinaj./Gazeta Fokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera