Sport

Montella shmang presionin: Mendoj vetëm për Interin

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 05 October 2017

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka pranuar se presioni është pjesë e punës dhe se ai është i fokusuar vetëm për duelin ndaj Interit.

Rossonerët kanë humbur dy ndeshjet e fundit në Serie A dhe kanë para derbin e qytetit ndaj Interit.

-Advertisement-

Montella tenton të shmangë presionin, teksa thotë se ai është i fokusuar vetëm për sfidën ndaj Interit.

“Kjo është gjëja e bukur për këtë punë, koka juaj dhe idetë tuaja arrijnë në ndeshjen e radhës”.

“Humbja nga Roma dhemb, por nuk e merituam atë. Jemi në rrugë të mirë dhe do të përmirësohemi”.

“Pritjet për Milanin janë të mëdha. Rruga jonë shkonk me përmirësim për top katër pozitat. Ne nuk jemi larg, duhet të përgatitemi”.

“Nuk më interesojnë spekulimet, e kam bërë këtë punë tash e disa vjet. Është problem në këtë moment, por është normale, tash duhet të punojmë dhe të analizojmë”, deklaroi Montella.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera