Montella: Me Juven mund të bëjmë kthesën
Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 28 October 2017
“Është sfida ku mund të bëjmë kthesën”. Kështu e nisi Vincenzo Montella konferencën për shtyp për superpërballjen me Juventusin në “San Siro”, që do të luhet sot, në orën 18:00. Milani i tij është në kërkim të një fitoreje prestigjioze, që mund t’i ndryshojë kursin sezonit.
“Ne letër nuk duket përballje mes të barabartësh, sepse ata janë kampionë të Italisë prej gjashtë sezonesh radhazi, por ne kemi dëshirë të kthehemi për të rivalizuar në këto nivele. Lojtarët janë shumë të motivuar edhe unë jam krenar që drejtoj Milanin. Kam një dëshirë të madhe për ta mposhtur Juventusin.”
Gjatë muajve të parë në krye të “kuqezinjve”, Montella thekson se është përqendruar veçanërisht te moduli taktik, por për fat të keq dëmtimet po e penalizojnë shumë.
“Kemi kaluar te mbrojtja me tre edhe për faktin se na u dëmtua Conti. Tani do të kemi përballë Juven në ndeshjen perfekte për ringritjen e Bonuccit, por fatkeqësisht do të mungojë. Do të inkuadroja Bonaventurën, një lojtar “Jolly”, që për fat të keq u dëmtua. Mund të aktivizoja Calabrian, që po gjente vazhdimësinë, por edhe këtë futbollist nuk e kam në dispozicion. Nëse do të kishte qoftë një vend bosh në tribunë, do të ftoja “fatin” që të na përkrahte, sepse kemi shumë nevojë.”
Montella theksoi edhe një herë në fund të konferencës se shkëndija që u dha me Chievon, mund të ndezë “flakën” e Milanit ndaj Juventusit.
Të tjera
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...