Monopoli i “Devollëve” tema e “Javës Kundër Korrupsionit”
Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 03 December 2017
Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizojnë tryezën e rrumbullakët ku do të diskutohet lidhur me monopolin në homologimin e veturave dhe faljen e borxheve publike.
Në fund të vitit 2008, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (tash Ministria e Infrastrukturës) ka nënshkruar një kontratë ekskluzive me kompaninë “Eurolab” për homologimin e veturave që regjistrohen për herë të parë në Kosovë, duke i dhënë një autorizim për veprimtari ekskluzive dhjetëvjeçare për periudhën 2009-2019.
Për dhënien e kësaj kontrate, Ministria nuk ka shpallur procedura të tenderimit duke i dhënë qasje ekskluzive vetëm një kompanie. Në këtë tryezë gjithashtu do të diskutohet për efektet e vendimit të Qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit, bëhet e ditur në njoftimin për media nga Instituti GAP.
Aktivitetet e “Javës Kundër Korrupsinit do të mbahen prej 4 deri më 11 dhjetor, ku në hapjen e kësaj jave do të mbajnë fjalime edhe ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësues të organizave të lartpërmendura.
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...