Lifestyle

Monitoroheshin me GPS, oficerët kapen duke kryer marrëdhënie seksuale brenda veturës së Policisë

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 28 September 2020

Zoe Philips, 32 vjeçare, dhe Andrew Perry, 35 vjeçar, oficerë policie në Britani, janë pushuar nga puna pasi u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale në makinë e shërbimit.

Sipas “Daily Mail” agjentët e policisë morën një informacion anonim për kolegët e tyre, duke bërë që ata të kapeshin në flagrancë.

Ata kishin krijuar një lidhje, ndërsa takoheshin kryesisht në shtëpinë e Philips gjatë kohës që ishin në shërbim.

-Advertisement-

Pas informacioneve anonime, të dy gjurmoheshin me GPS deri sa u arrit që të kapeshin në flagrancë.

35-vjeçari ka pranuar aferën seksuale me kolegen e tij gjatë kohës që të dy kanë qenë në orarin e punës, ndërsa 32-vjeçarja ka mohuar një gjë të tillë.

Ajo tha se lidhja me kolegun përbën vetëm një sjellje të keqe dhe asgjë më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera