Lajme

Monika Kryemadhi i kërkon falje Ilir Metës

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 28 April 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mëngjesin e kësaj të mërkure ka reaguar për herë të parë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit ku ajo fitoi vetëm 4 mandate.

Kryemadhi ia faturoi humbjen një strategjie të gabuar të LSI, duke nisur nga djegia e mandateve e përfunduar në mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Në deklaratën e saj për mediat ajo tha se shqetësimi i Presidentit Ilir Meta ishte i drejtë.

-Advertisement-

Gjithashtu ajo i ka kërkuar falje falje për këtë fakt, veprim dhe qëndrim që nuk solli gjë tjetër vetëm 70% të ndryshimit, por solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët.

“Dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, në zgjedhjet që kaluam. Uroj Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjedhjet në Shqipëri. Dua të falenderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që i dhanë votën LSI-së dhe 81 mijë që më shumë se 70 % janë të LSI-së. Ky është një falënderim për të gjithë burrat e gratë që nuk u trembën nga kërcënimet, Politika mediatike oligarkike nuk u tërhoq që ne për dy vite ku ne patëm disa strategji të gabuara, siç ishin djegia e mandateve mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale.

Koha dhe ky rezultat tregoi se shqetësimi i presidentit të republikës ishte i drejtë që na çoji në këtë gjendje që jemi sot, në emër të LSI-së dhe timin personalisht nuk solli gjë tjetër vetëm fitoren e zgjedhjeve nga bandat e krimit dhe oligarkët. LSI e gjetur përballë një udhëkryqi të madh, që u dha më shumë hapësirë bandave të krimit dhe olikarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët për të abuzuar me çdo besim të qytetarëve”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera