Fun & Video

Monedha e artë shitet në ankand për çmimin marramendës prej 2.28 milionë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 29 March 2021

Një monedhë 5 £ e cila u krijua për të përkujtuar mbretërimin e Mbretit Edward VIII është shitur për një rekord botëror prej 1.65 milion £ (2.28 milion dollarë).

Monedha e artë me bustin e monarkut nuk u vu kurrë në qarkullim.

Ishte një nga tre monedhat Edward VIII që ekzistojnë dhe dy monedhat e tjera i përkasin një koleksionisti në Amerikë.

-Advertisement-

Rekordi i mëparshëm për monedhën më të shtrenjtë britanike të shitur në ankand ishte për mbretin William IV, e cila u shit në Monako tetorin e kaluar për 703.000 paund.

Monedhat Eduard VIII janë aq të pakta sa që edhe Duka i Windsor kishte një kërkesë për të marrë një set monedhash të tij.

Monedha Mbretërore pritej të fillonte prodhimin e monedhave Edward VIII në 1 Janar 1937.

Pjesa e përparme e monedhës me diametër 1.4inç mbart një bust të Eduardit, ndërsa në anën e pasme Shën Gjergjin mbi kalë duke vrarë një dragua.

Monedha u nxor në shitje nga një koleksionist aziatik i cili e kishte në pronësi që në vitin 2002. Prejardhja e saj e hershme nuk dihet, raporton Daily Mail.

Cristiano Bierrenbach, nënkryetar ekzekutiv në Heritage tha : ”Kjo është monedha që nuk mund ta kishte asnjë mbret.”

“Shitja e saj ishte me të vërtetë një mundësi një herë në jetë për ankandistët.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera