Lifestyle

Mona Liza e dytë/ Një familje ka bërë padi dhe kërkon pronësi të pikturës së shumëlakmuar

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 22 October 2019

Një “Mona Liza” e dytë që mund të vlejë miliona dollarë është objekti i një padie të re të ngritur nga një familje prestigjioze evropiane, e cila kërkon pronësi të pjesshme të pikturës së shumëlakmuar.

“Mona Liza” tjetër u zbulua në fillim të shekullit të 20-të nga një koleksionist në një shtëpi fshati në Britani, thotë CNN. Koleksionisti i artit ishte i bindur se piktura kishte për muzë po Lisa del Giocondo – n, që besohet të jetë Mona Liza e Leornardo da Vinçit.

Piktura ka qëndruar e mbyllur në një bankë zvicerane derisa një konsorcium ndërkombëtar, emri i të cilit nuk bëhet publik, e bleu veprën në 2008 dhe filloi ta shfaqë atë në galeritë botëroren. Por në qershor, kur piktura u ekspozua në Palazzo Bastogi të Firences, familja europiane doli me pretendimin se asaj i takonte 25%.

-Advertisement-

Një gjykatë në Firence do të verifikojë tani kërkesën për sekuestrimin e pikturës, ç’ka do të ndalonte nxjerrjen e saj nga Italia përsa kohë pronësia është nën hetim. Sipas eksertëve, nuk është çudi që kjo “Mona Lizë“ e dytë të ketë një vlerë të jashtëzakonshme.

Për një kohë të gjatë, shumë mendonin se edhe “Salvator Mundi“ ishte i rremë, por nëntorin e vitit 2017 piktura theu rekordet kur u shit për 450.3 milion dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera