Fun & Video

Momenti prekës në xhirime/ Qeni i pastrehë i ofron mbështetje aktorit të “plagosur” (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 18 September 2020

Ky është moment prekës kur një qen i pastrehë u kap në kamera duke ndërhyrë gjatë një skene filmi me aktorin që prentendonte se ishte i lënduar.

Numan Ertugrul Uzunsoy ishte shtrirë në tokë duke u hequr si i lënduar gjatë një skene teatrale në Turqi.

Por nuk zgjati shumë kur një qen i pastrehë e pa dhe menjëherë shkoi t’i ofronte shoqëri duke e lëpirë në fytyrë.

-Advertisement-

Qeni vjen menjëherë sapo sheh aktorin të shtrirë në tokë si për t’i dhënë atij mbështetje pasi mendonte se ishte realisht i lënduar.

Të pranishmit u shkrinë së qeshuri nga kjo ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera