Lajme

Momenti kur zyrtarët e arrestuar policorë futen në automjetin e Inspektoratit

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 14 March 2022

Inspektorati Policor i Kosovës sot ka arrestuar 48 zyrtarë policorë të pikave kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prush, të cilët dyshohen për korrupsion. Përveç tyre, IPK ka prangosur edhe dy zyrtarë të Doganës.

Për mega aksionin e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Speciale, Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht.

Operacioni “Pika” ka nisur që nga orët e hershme të mëngjesit, derisa hetimet kundër korrupsionit dhe kontrabandës në këto pika kufitare kanë nisur rreth një vit më parë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera