Lajme

Momenti kur tërmeti në Turqi përjetohet në program televiziv ‘live’

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 24 January 2020

Turqia Lindore është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë, duke lënë pas 4 viktima, dhjetëra të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Lidhur me situatën e rëndë, kanë reaguar autoritetet turke të cilat janë shprehur se ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen në terren për të ndihmuar qytetarët.

Ndërkohë, në rrjetet sociale qarkullon edhe një video, ku shihet sesi lëkundjet ndihen “live” në televizion.

-Advertisement-

Personat të cilët ndodhen në studio “lëkunden” nga tërmeti, i cili zgjat për disa sekonda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera