Sport

Momenti kur shtylla ia mohoi golin Vedat Muriqit

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 21 January 2021

Lazio dhe Parma po luajnë momentalisht në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Italisë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në ‘Stadio Olimpico’ në Romë, skuadra e Lazios është duke fituar me rezultat minimal 1-0 pas pjesës së parë.

Golin për vendasit e ka realizuar mesfushori italian, Marco Parolo, në minutën e 23’.

-Advertisement-

Lazio ka mundur të kalonte në avantazh qysh në minutën e 13’, sikur Vedat Murqi, të shënonte nga një mundësi mjaftë e mirë.

Ishte shtylla ajo që ia mohoi golin sulmuesit kosovar.

Më poshtë keni momentin kur Muriqi godet shtyllën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera