Lajme

Momenti kur një shtëpi ‘rrëshqiti e tëra në lumë’ ndërsa Alaska u godit nga një përmbytje akullnajore ‘e paprecedentë’

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 08 August 2023

Përmbytjet nga një “shembje akullnajore” shkatërruan një vijë bregdetare dhe shkaktuan që të paktën një shtëpi të binte në një lumë të tejmbushur me ujë.

Një banor i Juneau, Alaska, regjistroi video të një shtëpie dykatëshe të bardhë dhe gri në buzë të lumit të furishëm Mendenhall, përcjell Telegrafi.

Siç edhe mund të shihet, fillimisht një pjesë e themelit të shtëpisë “varej”, pasi lumi tashmë kishte fshirë tokën poshtë saj.

-Advertisement-

Por më pas, shtëpia filloi të anonte drejt ujit derisa ra, me çatinë e saj që rrëshqiti fillimisht dhe muret u shkatërruan në një grumbull mbeturinash në buzë të ujit.

“Ishte vërtet e trishtueshme të shikoje, por gjithçka që mund të bënim ishte të qëndronim aty dhe të shikonim”, ka thënë për ABC News, Sam Nolan, banori që kapi momentin.

Ndërkohë një ndërtesë më e madhe trekatëshe me ngjyrë të kuqe pranë shtëpisë me ngjyrë të çelur gjithashtu kishte themelet e saj tashmë të varura mbi lumë dhe ishte gjithashtu në prag të shembjes.

Siç raportohet, ajo ra pak më vonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera