Sport

Momenti kur Mourinho e Lampard konfrontohen verbalisht

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 29 September 2020

Tottenhami e ka eliminuar Chelsean nga Carabao Cup, pasi e ka mposhtur në penallti me rezultat 5-4, shkruan Gazeta inFokus.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa në ekzekutimin e penalltive djelmoshat e Mourinhos u treguan më të saktë.

Kur po zhvillohej minuta e 27’ e ndeshjes, Jose Mourinho dhe Franck Lampard patën një konfrontim verbal mes vete.

-Advertisement-

U deshtë që të ndërhynte gjyqtari i katër për të evituar ndonjë përplasje të mundshme mes dy trajnerëve, të cilët nuk u pajtuan për një moment gjatë ndeshjes.

Ndryshe, Lampard ishte futbollist i Mourinhos në kohen kur portugezi drejtonte ‘Blutë’ nga Londra.

Pas kësaj fitorja Tottenhami ka kaluar në çerekfinale të kësaj Carabao Cup./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera