Lajme

Momenti kur Molliqaj e Gjini përplasen ashpër (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 31 May 2017

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në debat të ashpër me përfaqësuesin e AAK-së në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Molliqaj, ka hyrë në një debat të ashpër me Ardian Gjinin për periudhën e luftës.

Gjini i tha Molliqajt se nuk mundet me i “shitë mend për luftë”, e Molliqaj ia ktheu duke i thënë se “më së shumti mundem me të shitë ty”, shkruan Periskopi.

-Advertisement-

Molliqaj po ashtu i tha Gjinit se “me PDK-në e Kadri Veselit nuk di qysh luftohet krimi e korrupsioni. Me kriminelë nuk di qysh bohet.”

Ndërsa, për LDK-në, në formë tallëse Molliqaj tha se nuk brengoset më. Tha se LDK-ja nuk ekziston për të.

“Për mu këta nuk ekzistojnë, nuk janë në garë. Shqetësim për mua mbetet PDK-ja”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera