Lajme

Momenti kur Lulzim Basha feston në selinë e PD, pas rezistencës ndaj protestuesve të Berishës

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 08 January 2022

Dita e sotme mund të ishte e dhunshme, e trishtë apo edhe tmerruese për ata demokratë që ishin jashtë dhe brenda selisë blu.

Por kjo nuk do të thotë, që pas protestës rreth tre orëshe, nuk pati edhe çaste gëzimi.

Siç dallohet nga kjo video që qarkullon në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha duket i lumtur teksa buzëqesh dhe feston pas “rezistencës” që mbështetësit e tij bënë duke mos lejuar që selia të binte në duart e Sali Berishës.

-Advertisement-

Megjithatë, vendimtare ishte ndërhyrja e forcave speciale të policisë, pasi Basha kërkoi ndihmë se “po rrezikohej jeta” e atyre që ndodheshin brenda në seli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera