Sport

Momenti kur Lionel Messi ia humb topin Toni Kroosit

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 12 April 2021

Real Madridi dhe Barcelona u ballafaquan të shtunën në kuadër të La Ligas, ku fitoren shënuan madrilenët me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim për katalunasit si gjithmonë nga minuta e parë luajti ylli i skuadrës, Lionel Messi.

Sulmuesi argjentinas edhe pse nuk realizoi gol ishte nder më të dalluarit te ‘Blaugranët’.

-Advertisement-

Ai në disa raste shfaqi momente magjike, kurse në një çast edhe ia humbin topin mesfushorit të Realit, Toni Kroosit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë arriti të shmangë gjermanin si të ishte një kon stërvitës.

Padyshim se ky moment ka bërë bujë në rrjete sociale, duke ditur për nivelin e lartë të lojës që kanë të dy lojtarët.

Më poshtë keni momentin kur Messi ia humb topin Kroosit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera