Sport

Momenti kur ‘Lewandowski’ i Ballkanit i shënon gol Malishevës

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 25 November 2021

Pas humbjes nga Llapi, skuadra e Ballkanit është rikthyer te fitorja në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Ekipi nga Suhareka e ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 15-të në Superligë.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, golat për ‘portokallinjtë’ i realizuan Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

-Advertisement-

Rrahmani i shënoi gol ish-skuadrës së tij, ku edhe bëri emër me nofkën ‘Lewandowski’ i Malishevës.

Sulmuesi nga Podujeva pasi realizoi gol ndaj malishevasve nuk festoi duke i respektuar.

Më poshtë keni golin e Albion Rrahmanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera