Lajme

Momenti kur krimineli Mlladiq përjashtohet nga salla e gjyqit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 22 November 2017

Ratko Mladiq është dënuar nga Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, me burgim të përjetshëm.

Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Dhe derisa po mbahej seanca ku pritej të lexohej verdikti, përcjell Telegrafi, Mladiq është përjashtuar nga seanca. Siç edhe u raportua, ai u përjashtua për shkak të sjelljeve që pengonin rrjedhjen normale të procesit gjyqësor.

-Advertisement-

Më parë mbrojtja e Mladiqit kishte kërkuar ndërprerjen e procesit për shkak të gjendjes shëndetësore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera