Lajme

Momenti kur gruaja e ambasadorit godet me shuplakë shitësen që e akuzoi për vjedhje rrobash

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 24 April 2021

Gruaja e ambasadorit belg në Korenë e Jugut është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka goditur me shuplakë punonjësen e një dyqani, e cila e akuzon për vjedhje.

Autoritetet deklaruan se Xiang Xueqiu, gruaja e ambasadorit belg Peter Lescouhier, ka shkuar më 9 prill në një dyqan ku ka provuar disa rroba.

Associated Press e Independent raportojnë për përplasjen e Metës me ambsadoren amerikane

Më pas ajo largohet nga dyqani, ndërsa një punonjës i stafit e ndjek nga pas në rrugë pasi dyshonte se Xiang vodhi disa produkte.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë dhe të shpërndara gjerësisht në rrjete sociale, tregojnë se Xiang kthehet përsëri në dyqan dhe i drejtohet stafit me zemërim, madje godet njërin prej tyre në fytyrë.

Ministria e jashtme e Koresë së Jugut tha se i ka kërkuar ambasadës belge të bashkëpunonte për këtë çështje dhe se do të merrte masat e duhura bazuar në hetimin e mëtejshëm të policisë.

Ndërkaq, ambasada belge në Seul konfirmoi se Xiang ishte shtruar në spital, por nuk bëri asnjë koment tjetër.

Disa koreanë të Jugut shprehën zhgënjimin për ato që ata thanë se ishin privilegje të padrejta për diplomatët dhe familjet e tyre./A2CNN

Të tjera