Sport

Momenti kur Gattuso ia kap fytyrën Rrahmanit

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 21 February 2021

Napoli është mposhtur në udhëtim te Atalanta me rezultat 4-2, në takimin e vlefshëm për xhiron e 23-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në Bergamo nga minuta e parë për Napolin u paraqit edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Pas përfundimi të ndeshjes trajneri i Napolit, Gennaro Gatusso, i përshëndeti lojtarët e tij për lojën e treguar, por kamerat kapën një moment interesant mes teknikut italian dhe Rrahmani.

Aty shihet se Gatusso ia kapit fytyrën futbollistit prishtinas, por ishte vetëm mënyrë e përshëndetjes, pasi menjëherë ai e përqafoi lojtari kosovar.

Më poshtë keni përshëndetje e Gatussos me Rrahmanin./Gazeta inFokus/

Të tjera