Sport

Momenti kur Edon Zhegrova nervozon keq Vedat Muriqin

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 19 November 2020

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë e ka mposhtur Moldavinë me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e fundit të grupit 3 të Ligës C të Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për ‘Dardanët’ e realizoi sulmuesi i ri, Lirim Kastrati, në minutën e 31’ të takimit.

Edhe në këtë sfidë lojtarët e Kosovës shfaqen pakënaqësi në drejtim të Edon Zhegrovës, i cili po kritikohet shumë nga fansat se po luan individualisht.

-Advertisement-

Gjatë pjesës së parë në një moment Zhegrova driblon një kundërshtar dhe me pas nuk e pasoi topin te Vedat Muriqi, i cili po i kërkonte topin prishtinasit.

Mos pasimi i topit nga Zhegrova e nervozoi Muriqin, i cili bëri një reagim me duar.

Kujtojmë se Edon Zhegrova njëjtë kishte nervozuar edhe Bernard Berishën ndaj Sllovenisë dhe Florent Hadergjonajn ndaj Shqipërisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera