Lajme

Momenti kur deputetët e VMRO-së hapin dyert e Kuvendit dhe drejtojnë protestuesit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 23 May 2017

Ashtu siç edhe kishte informuar Alsat M menjëherë pas zhvillimeve më 27 prill në Kuvend se portat kryesore të Kuvendit janë hapur nga deputetë të VMRO-DPMNE-së,  ashtu dëshmojnë edhe incizimet e siguruara nga kamerat e sigurisë.

Në video materiale vërehet qartë se derisa protestuesit e dhunshëm godasin portat e Kuvendit të cilat ishin të bllokuara nga trarët  mbajtës, është deputeti Kërrste Mukoski i cili vrapon dhe bashkë me një deputet tjetër të VMRO-DPMNE-së që dyshohet të jetë Sashe Vasilevski, heqin trarët dhe turma e dhunshme futet në Kuvend.

Vasilevski më pastaj shihet duke u përqafuar me protestuesit, ndërsa në mesin e tij është edhe Johan Tarçullovski. Pamjet hedhin dyshimet se deputetët kanë hapur dyert pasi policia të ketë siguruar portat.

-Advertisement-

Në aksionin e hapjes së dyerve dyshohet të kenë marrë pjesë edhe agjentë të Agjencisë së Inteligjencës, agjentë të DSK-së, shërbyes ushtarak, nëpunës të sigurimit në Kuvend dhe të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera