Lajme

Momenti kur Besnik Tahiri e tall pak Kurtin: E ke dëmtu Besnik Bislimin që po mundohet me bo dialog

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 04 August 2022

Sot seanca në Kuvend është shoqëruar me shumë përplasje mes pozitës dhe opozitës, por nuk munguan as talljet, të cilat shkaktuan të qeshura në sallë.

Një nga këto tallje ishte edhe ajo e Besnik Tahirit, shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, i cili e akuzoi Kurtin se po e dëmton Besnik Bislimin “që po mundohet të bëjë dialog”.

“Nuk e kemi hallin se çka ndodh as me qeverinë dhe as mepartitë, hallin e kemi të thjeshtë: ti je dobësu, qeveria jote u dobësu para Serbisë, qytetari i Kosovës është dobësu qat ditë që ti në 12 të natës ke marrë vendim, ke mujt ni ditë përpara kryeministër me marrë dhe e ke dëmsu kolegun tënd që e ki afër, i cili po mundohet me bo dialog. I ke bo tri dobësime”, ka thënë Bislimi.

Madje ai foli edhe për deklaratat e Kurtit për takimin mes Haradinajt dhe Radoiçiqit. Tahiri tha se ish kryeministri Haradinaj “nuk është takuar me një kryekriminel por me nënkryetarin e një partie”.

“Qasja, diskursi yt duhet me kon krejt tjetër. Në vend se më dhënë një argumentim, një analizë, kthehesh flet ‘jo e ka taku kryeministri këtë apo atë’, nuk e ka taku si kryekriminel, por ni nënkryetar i një subjekti politik. Thuje të vërtetën”, u shpreh ai.

Shefi i deputetëve të AAK-së e garantoi Kurtin që kur të fillojë zbatimi i reciprocitetit më 1 shtator do të jenë bashkë “përballë Serbisë”.

“Me 1 shtator prapë ne kemi me t’u dashtë dhe prapë kemi me qenë me ty përballë Serbisë, por mos bo gabime npikë tnatës, n12 tnatës, mu qu mi kthy njerëzit, përgatitu, merri veprimet, merr vendime ekzekutive, rriti ato pagat, çka dreqi u bo me ato paga që s’je në gjendje që ni vjet e gjysmë mi pru. Merr vendime çka ki me bo dhe e ki mbështetjen tonë, karshi Serbisë ki me pasë, e ke pas për referendum me Serbinë, e ke pasë për zgjedhjet në Serbi. Atë ditë që ti e ke pas vendimin, të nesërmen kemi dalë ne si Grup Parlamentar, si Kryesi, si Këshill Drejtues ta kemi dhënë mbështetjen”, deklaroi Tahiri.

“Nuk e kemi hallin me ty por me Aleksandar Vuçiqin”, ka përfunduar Tahiri.

Të tjera