Lajme

Momenti kur Adem Jashari nisej për në luftë

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 06 March 2023

Në Prekaz shënohet 25-vjetori i rënies së familjes së heroit Adem Jashari. Pamje që i publikoi Magazina.al e që pak kush i ka parë deri më tash. Në to shihet komandanti Legjendar Adem Jashari.

Kjo video e realizuar në kullën e Jasharjave në Prekaz, dhe e përpunuar nga Milaim Zeka, është bërë në një natë kur Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po niseshin për në aksion.

Dukej sikur po niseshin në dasmë dajë e nip që nuk u ndanë deri në vdekje.

-Advertisement-

Ademi e Daja Osman përshëndeten me familje, kurse në veturë i pret Luli. Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura. Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo grua heroinë që lindi heronj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera