Fun & Video

Momenti i tmerrshëm! Artistja nuk kap dorën e burrit gjatë performancës së rrezikshme në ajër, rrëzohet në tokë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 19 September 2022

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur gjatë një shfaqje në një cirk në Rusi, ku një 26-vjeçare nuk arriti që të kapte dorën e bashkëshortit teksa po performonte në ajër.

Kur Tatyana Zolotukhina nuk mundi që të kapte dorën e 34-vjeçarit, Sergey Zolotukhin, ra nga një lartësi e madhe duke u përplasur në tokë. I gjithë momenti i tmerrshëm ndodhi në sy të qindra fëmijëve dhe prindërve të tyre.

“Daily Mail” shkruan se pati britma dhe më pas heshtje në cirkun e Omsk. Ndërsa burri i saj nxitoi që t’i shkonte në ndihmë dhe të kontrollonte gjendjen e saj.

-Advertisement-

Më pas duket se si ai dhe stafi i shqetësuar, e larguan të renë nga arena. Në këto momente publiku e duartrokit atë për t’i dhënë mbështetje.

26-vjeçarja u shfaq e vetëdijshme pas rënies dhe më vonë u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një MRI. Ajo theu kyçin e dorës dhe kishte frikë se mos kishte probleme me shtyllën kurrizore.

Nëna e një djali të vogël, e cila e përshkruan veten si një ‘artiste baleti’, dhe bashkëshorti i saj po kryenin një akt të quajtur “Flaka” në stilin “Belts” pa rrjetë sigurie.

Tetë javë më parë ajo kishte postuar në lidhje me aktin e ri me rrezikshmëri të lartë, duke thënë se kishte dy vite që po përgatitej. Gjatë kësaj kohe, e reja kishte pësuar mavijosje si dhe kishte më shumë frikë në prapaskenë.

Ndërkohë drejtori i Pi Përgjithshëm i Cirkut të Madh Shtetëror të Moskës, Edgard Zapashny, ka thënë:

“Tatyana ra nga lartësia prej pesë metrash duke kryer një truk të ndërlikuar dhe të rrezikshëm. Ajo ka një frakturë të kyçit të dorës dhe ndoshta një frakturë kompresionuese të shtyllës kurrizore. Artistja është e vetëdijshme dhe po lëviz në mënyrë të pavarur”.

Gjithashtu është bërë e ditur se shëndeti i saj nuk është në rrezik dhe se shumë shpejt do të kthehet në arenë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera