Lajme

Momenti i Shqiptarëve apo Momenti i Maqedonasëve?

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 28 January 2024

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka bërë një status rreth emërtimit të kryeministrit të parë shqiptar, në Maqedoninë e Veriut, politikanin Talat Xhaferin.
Sipas tij ky moment është moment krenarie, dhe është një përgjegjësi për shqiptarët.
“Me siguri që ky lajm i gëzon shumë shqiptarë në Ballkan dhe botë. Për shkak të historisë jo shumë pozitive në rajon, disa apo shumica e bashkëkombëseve do të shohin këtë si një moment krenarie. Kjo është për tu krenuar, por ndoshta kjo më shumë është një përgjegjësi për shqiptarët. Një përgjegjësi që Ballkani me ndryshua paradigmën ku shumica abuzon me pakicën dhe ky qytetari dhe individi është më me rëndësi sesa përkatësia e tij kombëtare. Ballkani duhet të kaloj nga temat nacionaliste tek temat praktike ku kualiteti i jetës, ekonomia dhe teknologjia e dominojnë diskursin publik ky qytetari është kryesori e jo prejardhja e tij etnike.” u shpreh ai.
Gjithashtu Muharremi tha se ky është një sukses i përbashkët, i qytetarëve maqedonas dhe qytetarëve shqiptarë.
“Qytetaret maqedonas duhet të ndihen krenar, aq sa po ndihen sot qytetaret shqiptarë për shkak se ky është një sukses i përbashkët i tyre dhe demonstron që Maqedonia e Veriut po arrijnë përparim të qëndrueshëm dhe kjo mund të ndihmoj dhe frymëzoj transformimin eventual politik të Ballkanit”.

Postimi i plotë:

Me siguri është momenti i përgjegjësisë së madhe. Sot në Maqedoni të Veriut do të kemi kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferi. Me siguri që ky lajm i gëzon shumë shqiptarë në Ballkan dhe botë. Për shkak të historisë jo shumë pozitive në rajon, disa apo shumica e bashkëkombëseve do të shohin këtë si një moment krenarie.

-Advertisement-

Kjo është për tu krenuar, por ndoshta kjo më shumë është një përgjegjësi për shqiptarët. Një përgjegjësi që Ballkani me ndryshua paradigmën ku shumica abuzon me pakicën dhe ky qytetari dhe individi është më me rëndësi sesa përkatësia e tij kombëtare. Ballkani duhet të kaloj nga temat nacionaliste tek temat praktike ku kualiteti i jetës, ekonomia dhe teknologjia e dominojnë diskursin publik ky qytetari është kryesori e jo prejardhja e tij etnike.

Me siguri ne kemi shumë gjëra të ndryshojmë dhe bëjmë më mirë në të ardhmen që të drejtat dhe mundësisë e komuniteteve të përmirësohen. Por nuk ka metodë më të mirë për të arritur këtë sesa kur komponenti i individit dhe qytetarit është fokusi dhe prioritet karshi përkatësisë etnike nga vjen ai.

Në Ballkan të kemi një kryeministër nga komunitetet jo shumice nuk është punë e vogël. Këtu fillimisht duhet me i komplementuar  të gjithë qytetarët e Maqedonisë që jo vetëm një kryetar Kuvendi por tani kanë edhe një kryeministër nga komuniteti jo shumicë.

Paramendojeni sikur në Serbi të flitej për një kryeministër shqiptarë. Apo edhe në Kosovë për një kryeministër apo president të kombësisë serbe? Ok, në Kosovë kemi rastin më ndryshe për shkak të masakrave dhe krimeve të luftës që Beogradi zyrtar ka bërë në Kosovë.

Shqiptarët me këtë rast do të kenë më shumë përgjegjësi në Maqedoni dhe duhet të jenë një shembull i mirë për të ardhmen. Me përgjegjësi vijnë edhe detyrat e mëdha. Maqedonia e veriut po jep indikacione që ndoshta është vendi i parë, bashkë me Kosovën, që po mbiell frymë të qëndrueshme të tolerancës dhe bashkëjetesës.

Qytetaret maqedonas duhet të ndihen krenar, aq sa po ndihen sot qytetaret shqiptarë për shkak se ky është një sukses i përbashkët i tyre dhe demonstron që Maqedonia e Veriut po arrijnë përparim të qëndrueshëm dhe kjo mund të ndihmoj dhe frymëzoj transformimin eventual politik të Ballkanit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera