Fokus

Momenti i rëndë kur va*roset Gjyljeta Ukelli, shikoni si qan vajza e saj

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 17 April 2024

Në varrezat e qytetit në Pejë, sot iu dha lamtumira e fundit Gjyljeta Ukellës, 43 vjeçarës që u vra nga bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Infokus.

Ukella u vra mëngjesin e djeshëm nga bashkëshorti Edmond Lajqi, i cili gjendet në masën e paraburgimit për një muaj.

Gazeta Infokus ka siguruar edhe pamje nga ceremonia e varrimit të saj.

-Advertisement-

Në këto pamje shihen momente të rënda të familjarëve.

Në ceremoninë mortore morën pjesë qytetarë të shumtë të Pejës, përfshirë dhe kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri, si dhe ministren e MINT-it, Rozeta Hajdari.

Ukella la pas vetes 3 fëmijë.

Më poshtë gjeni pamje nga ceremonia e varrimit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera