Rozë

Momenti i nxehtë midis Bebes dhe koleges së saj në Brazil

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 04 September 2023

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka tërhequr të gjithë vëmendjen në festivalin e mbajtur në Brazil “The Town”.

Përpos performancës së saj, situata u nxeh kur ylli i muzikës puthi në buzë para të gjithëve këngëtaren e njohur, Luisa Sonza.

Pas performancës, vajzat dhuruan edhe puthjen e zjarrtë e cila solli shumë ovacione te publiku.

-Advertisement-

“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë. E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajze, është thjesht shumë emocionuese”,-kështu u shpreh më herët Bebe për lidhjet e saj.

Ndërkohë kujtojmë se pak javë më parë Bebe Rexha u nda nga partneri i saj, Keyan Safyari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera