Fun & Video

Momenti i frikshëm! Gratë bien në gropën që u hap papritur në oborr (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 28 September 2022

Këto shtatë gra janë me shumë fat që kanë shpëtuar vetëm me gërvishtje të vogla pasi kanë rënë në një gropë në oborrin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin verilindor brazilian të Alagoinhas, ku ato ishin mbledhur për të festuar një ditëlindje.

Pamjet e aksidentit të frikshëm tregojnë se si gratë që kanë formuar një rreth të vogël dhe po kërcejnë, papritur bien në një gropë që u hap në ato momente. Trotuari prej betoni u plas papritur dhe i bëri ato të përplaseshin në një vrimë.

38-vjeçarja Gabriela Carvalho ka thënë për gazetën braziliane G1 se ato ndjenë se toka u tund në shtëpinë e gjyshes së saj, por nuk i kushtuan shumë vëmendje ndërsa vazhduan të kërcenin.

-Advertisement-

“Vetëm kur ramë, kuptova seriozitetin e situatës. Ishte e tmerrshme. Mendova se nuk do të ktheheshim. Madje kur ramë, mendova se do të ndalonte në një vend tjetër”, ka thënë 38-vjeçarja.

Ndërkohë një video e publikuar nga mediat braziliane, tregon disa djem që ishin pjesë e festës, duke u munduar që të ndihmonin gratë që kishin rënë në gropë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera