Lajme

Momenti dramatik kur qytetari flet poshtë rrënojave: Pse s’i kapni t’i ngrini në krah këto?

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 27 November 2019

Një tjetër video dramatike ka mbërritur në redaksinë e “BalkanWeb”, ku një qytetar i ndodhur nën rrënoja arrin të komunikojë me punonjësit e kërkim-shpëtimit.

Në videon e rëndë dëgjohet zëri i mekur i qytetarit, i cili pyet sa njerëz kanë ardhur për ta shpëtuar.

Në momentin që punonjësi i thotë se janë me mijëra njerëz jashtë, ai pyet me gjysmë zëri se pse nuk ia heqin ato që ka mbi trup.

-Advertisement-

Biseda:

Qytetari: Sa njerëz janë përjashta?

Punonjësi: Janë me mijëra, kanë ardhur të të shpëtojnë ty.

Qytetari: Po pse s’i kapni t’i ngrenë në krah këto?

Punonjësi: Po vetëm unë kam hyrë brenda o shok./BalkanWeb/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera